Marina Vjollca dhe Getoar Selmi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse ata vetë ende nuk e kanë konfirmuar lajmin, detaje të shumta çuan drejt lajmit th bukur; Marina iku papritur nga ekrani, nuk ishte më shumë aktive në Instagram, ndërkohë fotoja e fundit në Instagramin duket sikur ka dashur të fshehë barkun, apo edhe pushimet e munguara të çiftit këtë verë. Burime pranë mediave të ndryshime konfirmuan lajmin, ndërkohë që u zbulua edhe se çifti i njohur do të bekohet me një vajzë.
Ndërkohë së fundmi në rrjet po qarkullon një fotografi, ku thuhet që është Marina, pasi në imazhin e publikuar duket vetëm barku i rrumbullakosur teksa po përgatitet për një set fotografik, si një kujtim i bukur që pothuaj cdo nënë bën pritjes së ëmbël.



















