KreuCelebrity

Është ngjitur 15 vjeçe në skenë; Nevina Shtylla rrëfen emocionet e para

Nevina Shtylla është një nga vajzat më simpatike të showbizit shqiptar, dhe si e tillë interesi për të ditur më shumë rreth saj është i lartë. Ajo zhvillon vazhdimisht bashkëbisedime me ndjekësit e saj në Instagram, ku të shumta janë pyetjet që ajo merr nga ta. Së fundmi një prej tyre e pyet se si është ndjerë në momentin e parë që ajo ka dalë para kamerave. Nevina ka zgjedhur t’i përgjigjet duke rrëfyer se ka patur shumë emocione dhe se që 15 vjeçe i është dashur të punojë shumë.

“Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeçe dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF