Ka një cift të ri në Hollivud, sipas disa zërave, që këmbëngulin se më në fund, Channing Tatum e ka harruar ish-gruan, Jenna Devan. Tani flitet për një romancë mes Channing dhe aktores Zoe Cravitz, edhe pse ata vetë nuk kanë konfirmuar asgjë. Dyshja është parë shpesh bashkë, dhe për hir të së vërtetës, bëjnë një cift mjaft simpatik!
Revista E! citoi një burim të pohojë se ata nuk janë thjesht miq. Tatum dhe Kravitz kanë punuar së bashku për debutimin e Kravitz si regjisore në filmin “Pussy Island”. “Ka më shumë se një miqësi në atë që po ndodh me Channing dhe Zoe. Ata po kalojnë shumë kohë së bashku dhe po argëtohen. Janë më shumë se thjesht miq të ngushtë. Marrëdhënia e tyre është rritur më shumë, ” tha burimi. Tatum dhe Deëan u ndanë në prill të 2018-tës. Atij nuk i eci shumë as më lidhjen që pati me Jessie J, ndërsa Kravitz paraqiti një kërkesë për divorc nga i shoqi Karl Glusman, në dhjetor 2019, pas vetëm 18 muajsh martesë.



















