KreuCelebrity

Nuk do kujtime; JLo i kthen mbrapsht Alex Rodriguez dhuratën luksoze!

Ndërsa është bërë e qartë se Alex Rodriguez e vuajti ndarjen e tyre, Jennifer Lopez po tregohet shumë e prerë me ish-in. Artistja ka fshirë cdo gjurmë të tij në rrjetet sociale, ndërsa i ka kthyer mbrapsht edhe dhuratën luksoze që ai i kishte bërë, një makine të kuqe Porsche.

 

Kjo, vetëm pak ditë pasi Alex u shpreh mirënjohës për vitet e kaluara me ish të dashurën. Për 5 vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë. Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen”, tha ai për “Entertainment Tonight”. Jennifer nga ana e saj duket kokë e këmbë e “ridashuruar” me ish partnerin, Ben Affleck.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF