Angela Martini dhe Dragos Savulescu kanë lënë vilën luksoze në Mykonos me kosto 85 000 euro dhe janë zhvendosur në një tjetër vilë më të lirë dhe më të vogël. Pasi pushimet luksoze të çiftit morën vëmendjen e të gjitha mediave dhe autoriteteve, ata janë detyruar të rishikojnë kontratën dhe të zhvendosen në një vilë më të lirë.
Bashkëshorti i modeles së njohur Angela Martini u la i lirë nga autoritetet greke pak ditë më parë, por me kusht që të mos largohet nga Mykonos derisa gjykata të vendosë për ekstradimin ose jo të tij në Rumani.



















