KreuCelebrity

Shpat Kasapi dhe Selvija; prindër për herë të parë

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë lajm të bukur e ka ndarë vetë Shpat Kasapi në ditën e lindjes së partneres së tij. Teksa publikoi një fotografi të bukur në rrjetin e tij social Instagram, ai shkroi,  “Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”.

Ndërkohë Shpati të njëjtin urim e publikoi edhe në Instastory, postim të cilin e ripostoi edhe partnerja e tij dhe krah tij shkroi, “Faleminderit shumë dashuri! Unë dhe bebushi të duam shumë!”.

 

 

A post shared by Official Instagram personal (@shpatkasapi85)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF