KreuCelebrity

Akulloret me përmbajtje kancerogjene në Shqipëri, del lista!

AKU njoftoi se 1747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar. Në 31 korrik, Bashkimi Evropian urdhëroi tërheqjen e akulloreve të prodhuara nga kompania të huaj, pasi zbuloi oksid etileni te këto produkte ushqimore. Pas kontrolleve të kryera në tregun shqiptar, Autoriteti Shqiptar i Ushqimit ka llogaritur se një sasi prej 16.1 ton akullore të dëmshme për shëndetin është shpërndare nëpër marketet e vendit. Nga këto, 11.7 ton janë blerë nga konsumatori. Rreth 20 ton të tjera ndodheshin ende në magazinat e subjekteve importuese dhe janë asgjësuar nga AKU. AutoritetI Kombëtar i Ushqimit (AKU) pas interesimit të FaxNews deklaroi se janë njoftuar të gjithë distributorët të tërheqin nga tregu ato produkte që janë në listën ndaluar. AKU shprehet se janë urdhëruar të tërhiqen ato produkte që shfaqin problematikë nga linja e prodhimit, ku deri tani bëhet me dije se janë tërhequr nga tregu dy lote me akullore dhe dy me çokollatë.Seritë që janë hequr nga tregjet europiane, janë:

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF