Luana Vjollca është padyshim një nga moderatorët më të pëlqyera në Shqipëri. Karriera e saj në televizion filloi në Top Channel, kur ende ishte shumë e vogël, dhe për vite me radhë vazhdoi aty duke u kthyer si një shtëpi e dytë për moderatoren.
Por, sipas burimeve pranë “GazetaExpress”, këtij bashkëpunimi 15-vjeçar i ka ardhur fundi. Arsyet e prishjes së kontratës ende nuk dihen, por gjasat janë që programin e saj “Shiko kush Luan” që jemi mësuar ta shohim çdo shtator në Top CHannel, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.



















