Një bombë që mund t`i plasë në dorë Vatikanit: sic i ka ndodhur në të shkuarën Jozef Racingerit, ashtu mund tgë ndodhë tani edhe me Papa Franceskun dhe të japë dorëheqjen nga posti i tij papnor, dicka mjaft e rrallë kjo në historinë e Kishës Katolike. E para, lajmin e përcolli gazeta Libero Quotidiano, sipas të cilës Ati Shenjtë po shqyrton mundësinë e tërheqjes dhe arsyeja eshte mosha (në dhjetor bën 85 vjec), dhe problemet shëndetësore. Në fillim të korrikut, papa argjentinas iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zorrën ne trashë. Thashethemet mbi dorëheqjen e Franceskut janë shtuar shumë ditët e fundit, ashtu si edhe zërat që flasin për një mbledhje të konklavës ndoshta tani shpejt.



















