18 vjecarja Fabiola Baglieri i ka befasuar 3 milionë ndjekësit e saj me transformimin e pabesueshëm që pëson vetëm falë make up-it. Pa makiazh, Fabiola ka sy të mëdhenj dhe vetulla të trasha burrërore, si dhe një ngjashmëri të madhe me Mr Bean. Me make up, pastaj, vajza transformohet në një divë të vërtetë. Në rrjetet sociale, ajo ka tërhequr admirim, por disa edhe e kanë akuzuar se i mashtron fansat me ndryshimet e look-ut. “Tani kam probleme me vetëbesimin”, ka shkruar një ndjekes, ndërsa një tjetër thotë: “ E paparë, brenda një sekonde kthehet nga Mr Bean në Kylie Jenner”!



















