KreuCelebrity

Ndahen Kanye West dhe Irina Shayk; “Nuk ishte kurrë një gjë serioze”

Pas dy muajsh lidhje, Kanye West dhe Irina Shayk janë ndarë. Burime për “People”  kanë treguar se lidhja e shkurtër e reperit 44-vjeçar me modelen, 35-vjeçare, ka marrë fund. “Nuk ishte kurrë një gjë serioze”, ka shtuar më tej burimi.

“Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet tani. Ata kanë mbetur miq”, ka shtuar një tjetër burim.

Dy yjet u panë së bashku në fillim të qershorit duke festuar ditëlindjen e 44-të të reperit në Villa La Coste në Francë. Një burim askohe i tha “People” se West filloi të ndiqte Shayk, disa javë më parë dhe ata ishin shoqëruar në New York City, ku modelja jetonte.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF