KreuCelebrity

Babai i Britney Spears del me pretendime të reja në gjykatë

Jamie Spears pasi pranoi të japë dorëheqjen si kujdestar i pasurisë së yllit të muzikës pop pas 13 vitesh, ka paraqitur dokumente të reja në gjykatë ku pretendon se njerëzit do ta lavdëronin nëse do të dinin informacione të tjera mbi të bijën.

“Nëse publiku do të dinte të gjitha faktet e jetës personale të Spears, jo vetëm në nivelet e saj të larta, por dhe të këqijat e saj, të gjitha çështjet e varësisë dhe shëndetit mendor me të cilat ka luftuar, dhe të gjitha sfidat e kujdestarisë, ata do ta lavdëronin zotin Spears për punën që ka bërë dhe jo ta shanin”, shkruhej ndër të tjera në dokumentin prej 15 faqesh.

Kujtojmë që pak kohë më parë këngëtarja hodhi akuza të rënda ndaj të atit gjatë një dëshmie në gjykatë duke theksuar se kujdestaria i kishte sjellë shumë dëme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF