KreuCelebrity

Aktorja, pohim befasues: “Makiazhi i rëndë për filmin, më shkatërroi lëkurën”!

Transformimi fizik i Jessica Chastain për rolin e saj të fundit, ishte befasues. Në filmin biografik, The Eyes of Tammy Faye, aktorja 44 vjecare e nominuar për Oskar, interpreton evangjelisten e njohur amerikan, Tammy Faye Bakker, e cila ishte dhe një personalitet televiziv.

Filmi tregon historinë e Tammy dhe bashkëshortit të saj të parë, Jim Bakker, të cilët drejtonin një program kristian dhe e kthyen në industri miliona dollarëshe përpara se ai të shembej e të shkatërrohej pas skandalit seksual që përfshiu Jim dhe ish sekretaren e tij në kishë, Jessica Hahn. Hahn e akuzoi për përdhunim gjatë kohës që kishte qenë e punësuar prej tij. Jim pretendonte se marrëdhënia kishte qenë konsensuale. Shndërrimi i Chastain në Tammy kërkonte disa orë në ditë, kohë gjatë së cilës i aplikohej një make up ekstrem, proteza e paruke. Ajo tha për Los Angeles Times se makiazhi i rëndë ia ka dëmtuar lëkurën në mënyrë të përhershme. “Tani dukem si 50 vjece, megjithatë them s`ka problem, kjo është punë ime, ky është arti im”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF