Ky fund muaj Gushti që përkon edhe me fundin e verës solli ca ngjarje të bukura në jetën personale të tre emrave të njohur të shoëbiz-it shqiptar. Marina Vjollca, Genta Ismajli e Shpat Kasapi po përjetojnë për herë të parë ndjesinë e bukur të pritjes së një bebushi.
Marina dhe Getoari pas pak muajsh do të përjetojnë takimin më të bukur të jetës së tyre. Çifti simpatik i shoëbiz-it shqiptar një ditë më parë konfirmuan zërat se moderatorja bukuroshe Marina Vjollca është në pritje të ëmbël. Mami në pritje postoi një foto në rrjetin social instagram ku dukej mrekullisht bukur me barkun e rrumbullakosur. Bebushi që pritet të vijë në jetë në dimrin e 2021-it është frut i një dashurie shumëvjeçare mes moderaores bukuroshe dhe reperit të famshëm nga Kosova.
Është periudha më e bukur ajo që po përjeton këto kohë këngëtari nga Shkupi Shpat Kasapi. Pasi një vit më parë bëri publik emrin dhe portretin e vajzës që i ka vjedhur zemrën, çifti u martuan në fshehtësi këtë qershor. Ndërkaq ditën e sotme bëhet me dije se Selvija, bashkëshortja e artistit shkupian është në pritje të ëmbël. Çifti ka zgjedhur të mos japë detaje të mëtejshme rreth gjinisë apo se në ç’fazë të shtatzënisë është Selvija.
Genta Ismajli është zyrtarisht në mami në pritje. Këngëtarja nga Kosova dhe partneri i saj turk Usta së shpejti do të bëhen prindër. Pak orë më parë burime për Prive bënë me dije lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për një shtatzëni të këngëtares janë të vërteta. Aktualisht Genta dhe Usta po jetojnë pranë familjes së këngëtares në Amerikë vend ku edhe me shumë mundësi do të vendosin të lindin dhe bebushin.
Dimri i ardhshëm për këta tre personazhë të njohur shqiptarë do të jetë me siguri më i ëmbli e i ngrohti me bekimet e tyre të para që do t’i shtohen familjes.



















