Marina Vjollca dhe Getoar Selimi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi në mediat sociale u aludua shumë, nëse Marina ishte shtatzënë apo jo, ditën e djeshme vetë moderatorja konfirmoi lajmin e bukur me anë të disa fotografive që publikoi në rrjetin e saj social Instagram.
E pas kësaj, çifti mesa duket është duke shijuar pushimet.. Marina me anë të disa videove në Instastory na tregoi se ndodhej në aeroportin e Dubait.. ndërkohë që Geti në Instagramin e tij ka publikuar një fotografi teksa ndodhet në Seychelles, një vend i mrekullueshëm ky në në Oqeanin Indian.



















