KreuCelebrity

OBSH, thirrje të shtyhet doza e tretë e vaksinës!

OBSH, thirrje të shtyhet doza e tretë e vaksinës!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar, thotë VOA. Ghebreyesus gjithashtu vuri në dyshim dobinë e vaksinave përforcuese, duke thënë se “ekziston një debat nëse vaksinat përforcuese kanë ndonjë efektshmëri”. Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Europian që ofroi vaksina përforcuese dhe iu bashkua një numri në rritje të vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, që kanë filluar të ofrojnë ose po planifikojnë të ofrojnë doza të treta për popullsinë e tyre. OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk beson se të dhënat aktuale mbështesin nevojën për doza përforcuese ndaj COVID 19-tës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF