KreuCelebrity

Ben Affleck, “romantiku i fundit”, unazën për JLo e zgjedh me të ëmën!

Ben Affleck duket se mbetet romantiku i “përjetshëm”: aktori, që tashmë ka dalë hapur me Jennifer Lopez, pasi kaloi me të dashurën e tij pushimet në Francë e Itali, është fotografuar së fundi teksa zgjidhte unazën e fejesës në Los Angeles në dyqanin e famshëm Tiffany & Co. Bashkë me të, ishte dhe nëna e tij, Sam dhe djali Samuel.

Kjo do të jetë unaza e dytë e fejesës që Ben i dhuron Jennifer, pasi kanë kauar një herë së bashku në këtë fazë shumë vite më parë.

Zjarri i pasionit mes dyshes është kthyer sërish. Affleck i pati dhuruar JLo nëntorin e 2002-shit një unazë me diamante rozë prej 6.1 karatësh nga Harry Winston, e cila sipas ekspertëve kushtonte 2.5 milionë dollarë. Por martesa e parashikuar atëherë për në 2003-shin u anullua, për faj, sic u tha, të presionit të madh mediatik.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF