KreuCelebrity

Surprizon Najada Çomo; jep dorëheqjen nga mandati i deputetes

Ditën e sotme në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës kryeministri Rama njoftoi se doktoreshë Najada Çomo, deputetja e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të jetë në Kuvend këtë shtator. Kryeministri tha se kjo ishte një kërkesë e drejtoreshës së Infektivit, për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’iu përkushtuar punës në spital.

“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon. Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive”, tha kryeministri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF