Stilisti i njohur Valdrin Sahiti u bë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij Edita Ramadani u bekuan sërish me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Paris.
Emrin e zbuloi vetë Valdrin Sahiti me anë të një fotografie që publikoi në Instastory, ku shihet dora e vogëlushes së porsalindur dhe krah saj ai shkroi emrin e veçantë të vajzës.