Pasi konfirmuan shtatzëninë me disa fotografi të realizuara si kujtim nga pritja e ëmbël, Marina dhe Getoar po shijojnë pushimet në ishullin ekzotik të Seychelles.
E teksa gjatë kësaj kohë i është dashur të tregohet kursyer më fotografitë që postonte në rrjetet sociale, tanimë Marina është e “lirë”. Dhe së fundmi moderatorja na zbukuroi Instagramin, duke postuar një foto ku shihet shtrirë me barkun që i është rritur dhe një kapele në kokë. Ajo përshëndeti ndjekësit dhe neve pamë dhe njëherë si duket ajo në pritjen e ëmbël.