Rudina Magjistari feston sot 46-vjetorin e lindjes. Ajo është një nga ikonat e televizionit shqiptar, moderatorja që zbukuron pasditet e gjithë shqiptarëve, dhe urimet në këtë ditë të shënuar për të padyshim që do të jenë të shumta.
Në këtë ditë të veçantë moderatorja publikoi një fotografi kur ka qenë vetëm 4 vjeçe dhe krah saj ndër të tjera ka uruar të gjithë ata që kanë lindur në të njëjtën ditë me të. “Në fakt, ndonjë foto që lajmëronte ditëlindjen time, e kam postuar gjithmonë pasi ka kaluar dita, mundësisht nuk do postoja fare, por më doli përpara syve rastësisht dje kjo vajza e vogël 4-vjeçare, duke pozuar e lumtur në një lulishte në kryeqytet dhe… Happy Birthday të gjithëve atyre, që kanë ditëlindjen sot!”, ka shkruar ajo krah fotografisë së rrallë.