KreuCelebrity

Charlie Watts, legjenda e rock-ut që 57 vjet dashuroi të njëjtën grua!

Nuk u soll asnjëherë si një yll “i cmendur” rock-u; nuk e pati kurrë ekstravagancën e vokalistit Mick Jagger, kërkoi të bënte një jetë të thjeshtë dhe ndryshe nga sa mund të pritej prej një muzikanti të këtyre përmasave, bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts dashuroi për 57 vjet të njëjtën grua.

Që kur lidhën kurorë në 1964-tën, Charlie dhe Shirley Ann Shepherd nuk u ndanë më kurrë. Sekreti i martesës së tyre të suksesshme ishte pikërisht ky: Charlie nuk u soll kurrë si një rockstar. “Ajo është një grua e jashtëzakonshme”, tha bateristi legjendar dikur për të shoqen. “E vetmja keqardhje që kam, është që nuk kam qenë kurrë në shtëpi mjaftueshëm”, qe shprehur dikur ai duke iu referuar turneve të shumta të grupit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF