Kanye West, ka bërë kërkesë për të ndryshuar emrin e tij. Reperi 44-vjeçar ka shprehur edhe më parë dëshirën për të ndryshuar emrin e tij në ‘Ye’. Në një deklaratë të vitit 2018, ai ka thënë, “Qenia e njohur zyrtarisht si Kanye West. Unë jam YE.”
Në dokumente që ka dorëzuar West thotë se do ta ndryshojë emrin për arsye personale, por refuzon të komentojë më tepër. Sipas burimeve mendohet që Kanye të ketë patur probleme me biznesin për shkak të emrit.
Mbiemrin “West” e mbajnë edhe katër fëmijët e Kanye North, Saint, Chicago dhe Psalm dhe ish-bashkëshortja Kim Kardashian, kështu që nëse Kanye arrin dëshirën e tij, ai nuk do të ndajë më të njëjtin mbiemër me ta.