KreuCelebrity

Ndahet nga jeta aktori i njohur; bashkëshortja e tij bën dedikimin prekës

Ndahet nga jeta aktori i njohur; bashkëshortja e tij bën dedikimin

Michael Nader është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, shkak u bë diagnostikimi me kancer 10 ditë para se të vdiste.  Aktori i njohur për rolin e tij si bashkëshorti i Joan Collins, në serialin  ditë pasu“Dynasty”. Lajmin e hidhur e ka dhënë gruaja e tij, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Më vjen keq të ndaj lajmin e hidhur që bashkëshorti im, Michael Nader, vdiq në shtëpi më 23 gusht. Ai u diagnostikua me kancer të patrajtueshëm të premten më datë 13 dhe vdiq 10 ditë më vonë me mua dhe shokun e tij më të mirë, qenushin Storm në krah. Vdekja dhe diagnoza e tij ishte e papritur dhe unë kurrë nuk kam përjetuar një agoni të tillë sa të shikoja shpirtin tim binjak të vdiste para syve të mi. Ai u dashurua nga shumë njerëz dhe vlerësoi fansat e tij dhe letrat dhe e-mailet e tyre. Iu përgjigj të gjithëve. Ai ishte duke punuar në një libër për jetën dhe varësinë e tij para se të ndërronte jetë. Kishte kaq shumë talente dhe aftësi dhe është e vështirë të imagjinohet ta jetosh jetën pa praninë, gëzimin dhe të qeshurën e tij të bukur dhe të mrekullueshme”, shkroi ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF