Prej 30 vjetësh, fansat e Abba-ve presin muzikë të re dhe ajo ditë erdhi: grupi i famshëm suedez celi një fae në internet të titulluar “Abba Voyage”, duke u kërkuar fansave të tregojnë interesin e tyre për një projekt të ri, që pritet të jetë një turne.
Pesë këngë të reja pritet të publikohen prej tij për të shoqëruar shfaqjen.
Që në 2018-tën, Agnetha Faltskog, Anna-Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson kishin premtuar dy këngë të reja dhe tani do të nxjerrin pesë të tilla, si për të “shpërbyer fansat” për durimin. Sipas The Sun, turneu do të jetë hologramik dhe do të përfshijë hitet e mëdha të grupit “Waterloo”, “Dancing Queen” dhe “Mamma Mia”.