KreuCelebrity

Pas sherrit të bujshëm, Ilda Bejleri një tjetër përballje me Dritan Shakohoxhën!

 Nuk janë më asnjëri pjesë e “Supersport”, por duket se Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha do të kenë një tjetër përballje me njëri-tjetrin pas sherrit të bujshëm të disa kohëve më parë, i cili u mediatizua shumë. Atëherë u tha se largimi i Ildës nga “Supersport” erdhi për shkak të Shakohoxhës, dhe ajo vetë i hodhi ca thumba.

Tani thuhet se të dy ata, Ilda dhe Dritani, kanë hedhur kandidaturat e tyre për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.Në garë do të jenë gjithashtu edhe Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri. Ilda vetë as e ka pohuar, e as e ka mohuar atë cfarë po flitet. Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen shkurtin e vitit të ardhshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF