Kim Kardashian u shfaq me fustan nusërie në promovinim e albumit të ri, “Donda”, të bashkëshortit të saj Kanye West, me të cilin është në proces divorci. 40-vjeçarja vodhi vëmendjen e shfaqjes ndërsa u shfaq së bashku me West dhe i bëri dedikim martesës së tyre shtatëvjeçare, pavarësisht se themeluesja e markës “SKIMS” kërkoi divorcin në shkurt.
Ajo kishte veshur një fustan të markës “Balenciaga Couture” ndërsa dilte në skenë në Soldier Field në Chikago për këngën e fundit të shfaqjes, “No Child Left Behind”. Pavarësisht nga kësaj, burimet e brendshme thonë se Kim dhe Kanye nuk janë përsëri bashkë, megjithatë janë përgjithmonë familje.
“Kim dhe Kanye gjithmonë kanë mbështetur përpjekjet e njëri-tjetrit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen. “Kim ishte e lumtur ta bënte atë për Kanyen dhe ngjarjen, e cila ishte aq e rëndësishme për të”, tha një burim i brendshëm për TMZ.
Dy motrat e Kim, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner, e ndanë këtë moment me ndjekësit e tyre në rrjetet e tyre sociale.