Jessica Leidolph, një modele gjermane 36 vjecare hyri të bënte një set fotografik në kafazin e një leopardi që supozohej të ishte i zbutur, kur papritur kafsha e ka sulmuar. Modelja është shtruar në sptal në gjendje të rëndë pasi leopard ii kafshoi vazhdimisht njërën anë të kokës, duke i copëtuar veshin dhe faqen.
Mendohet se plagët që ka marrë, do t`i mbeten shenjë për të gjithë jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Nebra, pranë Saksoni-Anhalt, ku ndodhet qendra private për kafshët e përdorura në produksione kinematografike, spote publicitare e aktivitete të tjera komerciale. Grupi për mbrojtjen e kafshëve, Peta kërkoi që ato të mbahen në qendra shtetërore dhe të mos përdoren për qëllime tregtare.



















