Publikohet traileri i parë i filmit “Spencer”, i cili tregon një fundjavë nga jeta e Princeshë Dianas.
Princeshë Dianën luhet nga Kristen Steëart, e cila teksa kalon Krishtlindjen me familjen mbretërore dhe më pas merr vendimin për t’i dhënë fund martesës me Princin Charles. Regjisori i filmit u shpreh se dëshiron që t’i sjellë publikut një anë tjetër të princesësh Diana, sesi ishte para se të bëhej princeshë. “Ne vendosëm që të tregojmë një histori për identitetin dhe se si një grua vendos që në një mënyrë të mos jetë mbretëreshë. Ajo është një grua, që në udhëtimin e filmit, vendos dhe kupton se ajo dëshiron që të jetë gruaja që ishte para se të njihte Charles”, tha ai. “Spencer” do të dalë në kinema më 5 nëntor.



















