
Një grua 8 muajshe shtatzënë, një grua u godit nga rrufeja teksa bënte dush në shtëpinë e saj në Mesagne, në provincën e Brindizit. Alarmin e dha i shoqi. Mjekët në spital vendosën që fëmija të lindte me ndërhyrje cezariane. 42 vjecarja është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve, të cilët e kanë vendosur në koma të induktuar ndërsa djali i saj i porsalindur është mirë. Sipas gazetës Nuovo quotidiano di Puglia, ngjarja e pazakonë ndodhi gjatë një stuhie. Për fat të mirë, kur ra rrufeja bashkëshorti i gruas ndodhej brenda banesës, dhe fakti që ai veproi menjëherë, ndihmoi t`i shpëtohej jeta asaj dhe fëmijës.



















