
Ndarje, ribashkim, ndarje përsëri: Loredana foli për herë të parë për Mozzik dhe “sqaroi” ca gjëra. Në komentin e saj, reperja duket mjaft e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë. Thjesht, kur thuhet dicka ndoshta nuk është e lehtë të shkojë në vend. “Disa tashmë e kanë vënë re ose kanë dyshuar se mes meje dhe Mozzik ka përsëri probleme. Ne jemi thjesht dy kokëfortë që nuk mundemi as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive, saqë të dy e kuptuam se mund të qeshim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album dhe që u përpoqëm përsëri. “No Rich Parents” ka dalë i mrekullueshëm! Jam vërtet kurioze të di ç’mendoni për albumin. Mozz dhe unë do vazhdojmë të mbetemi në kontakt. Ai më ka bërë dhuratën më të bukur të jetës sime :)” , ka shkruar ajo.



















