Pasi rezultoi i suksesshëm në Kosovë për një sezon, realiy-shoë më i ri dedikuar fëmijëve do të shfaqet edhe në ekranin e Top Channel. Duke nisur nga muaji tetor, Top-i do të sjellë në ekran formatin që kthen VIP-at në kujdestarë fëmijësh.
Javë pas jave personazhë të famshëm shqiptarë do të luajnë rolin e kujdestarit të fëmijëve, dhe nisur nga eksperienca e transmetimit në Kosovë ky program do të ketë shumë momente gazmore
Mësohet se moderimi i është besuar Edi Manushit i cili do të ketë në krah edhe gazetaren nga Kosova Anita Haradinaj si të zonjë shtëpie.
Ky emision do të bashkohet me “E Diell”,programit mararonë të së dielës në Top Channel.