Ditën e djeshme mediat britanike raportuan vjedhjen e makinës tip BMË të aktorit të famshëm Tom Cruise që kushton 100 mijë paund britanik. Në makinë ndodheshin edhe sende personale të aktorit që kanë një vlerë të majme monetare.
Disa orë më vonë, “The Sun” siguroi pamjet e momentit të vjedhje së mjetit luksoz i cili ishte parkuar vetëm 3 milje larg vendit nga ku u rrëmbye. Në pamjë duket një grua që del nga makina me një çantë të gjelbër në dorë në të cilën mendohet se janë sendet personale të Cruise.
Makina luksoze u vodh jashtë një hoteli në Birmingham në orët e para të së martës nga hajdutët që përdorën një skaner për të klonuar sinjalin që hap dhe ndez makinën.
Thuhet se Tom po filmonte skena për filmin “Mission: Impossible 7” në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atëell në kohën kur ndodhi vjedhja. Brenda pak orësh aktori britanik mori një tjetër makinë identike nga kompania BMW.