KreuCelebrity

Vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të dytë, bashkëshortja e Valdrin Sahitit humb papritur të atin!

Një javë më parë stilisti nga Kosova Valdrin Sahiti u bë baba për herë të dytë, teksa bashkëshortja e tij Edita solli në jetë vajzën e dytë të çiftit të cilën e pagëzuan me emrin Paris!


Për fat të keq mes këtij gëzimi të madh të familjes, për Editën ndodhi një humbje e madhe.


Babai i saj është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta, duke trishtuar familjarë e të njohur.
Lajmin e dhimbshëm e ka bërë publike vetë Edita nëpërmjet një postimi në instagram ku shpreh dhimbjen për ikjen nga kjo botë të gjysmës së saj.

Një reagim publik e ka bërë edhe stilisti Sahiti. Ai mes tjerash është shprehur:

“Editës ju pre buzëqeshja, ju shua feneri i jetës përgjithmonë. Bellës do t’i mungojë përjetësisht gjyshi i saj i preferuar dhe Paris nuk do ketë fatin që ta mbajë qoftë dhe vetëm një herë në krahë.Po na le për një botë ë të mirë me kujtime dhe mbresa të bukura”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF