KreuCelebrity

Qytetarët afganë në Shqipëri: “Të sigurtë këtu, por të shqetësuar për të ardhmen!

Qytetarët afganë në Shqipëri: “Të sigurtë

Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul. Një avion me 150 qytetarë afganë të tjerë mbërriti sot në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit.Ata u strehuan në Qytetin Studenti pranë Tiranës dhe në hotelet e Durrësit. Shumica e tyre janë veprimtarë të shoqërisë civile, gazetarë e studentë, si dhe shumë fëmijë. “Jam gazetare, eh… isha gazetare në qytetin tim, në Herat”, – thotë për VOA-n  Zijagul Azimi, kryeredaktore në Agjencinë e Lajmeve mbi Gratë e Afganistanit. Ajo erdhi e vetme nga Herati në Kabul dhe nga Kabuli në Tiranë, por prapa la gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes.“Kur e lashë Heratin, qytetin tim, unë humba gjithçka; punën time, familjen time. Gjithçka. Humba lidhjet me familjen. Ata janë ende në Herat. Talebanët i ndjekin familjet e gazetarëve, ata mund ta gjejnë familjen time dhe mund ta vrasin. Famijla ime shkoi në një shtëpi tjetër dhe fshihen nga ndjekjet e talebanëve, ndaj jam shumë e shqetësuar për familjen time”, – thotë Zijagul. Ajo është përpjekur të telefonojë familjen në Afganistan dhe të mësojë lajme për ta nga Shqipëria, por këtu sapo ka ardhur dhe nuk është e lehtë të gjejë lidhje të tilla. “Unë jam vetëm fizikisht këtu, zemra ime është tek atdheu im, tek njerëzit e mi. Dua përsëri të punoj si gazetare, por më duket e pamundur në këto kushte. Askush nuk di asgjë për të ardhmen” – shprehet gazetarja nga Herati.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF