“I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi Luana Vjollca në krah të fotove të fundit që ka postuar, ku shihej e një top crop të zi dhe me pantallona të së njëjtës ngjyrë, ndërsa imazhin ia plotësonte një make up professional. Komplimentet padyshim vërshuan, por moderatores nuk ia kursyen as mesazhet negative. “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”, i shkruante një ndjekës. Luana iu përgjigj: “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”.
Edhe pse eshtë përfolur prej kohësh për operacione plastike, Luana vazhdon të mos i pranojë. Pamja e saj me kalimin e viteve ka ndryshuar por ajo thotë se është efekt i makiazhit.