Si blogere që është, Armina Mevlani mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale. Por përvec mbështetjes që merr nga fansat, aty nuk mungojnë as komentet më pak të këndshme. “Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë nuk e di nëse e meriton nuk ke fare bukuri!”, i ka shkruar dikush gjatë intervistë së fundit virtuale. “Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur , ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan! Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi (venitet)”, i është kthyer Armina. Nuk mjaftoi me kaq, por dikush tjetër i thotë se jeta e saj është bosh dhe cdo gjë, e bën vetëm për klikime. Blogerja e kishte një përgjigje edhe për të. “Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë ça mendojnë të tjerët përveç atyre që dua. Jeta ime jo vetëm që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia. Kam një punë që e kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18 vjeç. Kjo është diçka që e kam kultivuar dhe vetë sigurisht, or ndihem një femër me fat dhe falenderuese në pafundësi për këtë jetë, sepse jam e lumtur!”, ishte komenti i Arminës.
