Dafina Zeqiri ka rrëfyer për të parën herë se ka pasur një partner abuzues. Teksa tregoi mbështetjen e saj për gra e vajza që bien pre e situatave të tilla, këngëtarja “nxorri” sekretin e vet të hershëm. “Si është e mundur: Sa herë që një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet dhe vritet… Kërcënimet që dëgjon nga djemtë janë: ‘Ajo me tradhtonte’ ‘E meritonte!’ ‘E kërkoi vetë!’ Dhe ju i besoni këto? A flasin vajzat për këto gjëra? Mos i lejoni të akuzuarit të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë! Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! Hodhi gënjeshtra mbi emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk kërkova asnjëherë ndihmë sepse e dija që kishim një sistem të korruptuar! Për vite me radhë dëgjoja komente dhe shpifje. Ndërsa djali me të cilin kisha lidhje, eci me kokën lart dhe i lumtur, sepse fitoi vëmendje. Stop! Më ka ardhur në majë të hundës duke mbajtur gojën mbyllur nga njerëzit idiotë dhe paragjykues! Edhe pse nuk me njihni mirë, emri im është përmendur për lajme të rreme nga X persona. Stop!”-ka shkruar ajo.
