KreuCelebrity

Marina Vjollca nuk është më pjesë e Klanifornia?

Sezoni i ri televiziv është pothuajse duke nisur ndaj programet në televizione të ndryshme kanë nisur punën prej pak ditësh për të bërë debutimet e para të fillimit të sezonit.

Stafi i programit të humorit në Tv Klan “Klanifornia” janë mbledhur sot të gjithë dhe nëpërmjet fotos që u shpërnda nga kasti i aktorëve vihet re një mungesë; ajo e Marina Vjollcës.

Moderatorja prej ditësh bëri publik lajmin se ajo dhe reperi Getoari janë në pritje të fëmijës së parë ndaj edhe mungesa në mbledhjen e fillim sezonit nuk është aspak e rastësisshme.

Ndonëse vetë Marina nuk ka zbuluar detaje se çfarë ka vendosur për karrierën e saj gjatë muajve të pritjes së ëmbël, ka shumë mundësi që Klanifornia të mos ketë bionden e ëmbël si moderatore për të paktën këtë sezon.

Megjithatë mbetet për t’u parë në javët në vijim se çfarë ka vendosur mami në pritje për programin që ka moderuar së fundmi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF