Pas disa sezonesh me radhë Fjodora Fjora nuk do të moderojë më programin e saj ‘Chic’ nën logon e ekranit News 24. Sezoni i ri televiziv vjen me ndryshime edhe për moderatoren simpatike të ekranit.
Burime për ‘revistawho’ bëjnë me dije se Fjodora së shpejti do të shfaqet në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar.
Ende nuk dihet nëse prezantuesja do të drejtojë edhe në TVSH programin ‘Chic’ apo nëse ajo do të vijë me një format të ri, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.



















