KreuCelebrity

Vdes babai i melodisë së famshme “Zorba grekut”, kush ishte rebeli i lindur i shtetit fqinj!

Në Greqi ai adhurohej si hero popullor, thotë DW. Kompozitori i famshëm, Mikis Teodorakis frymëzoi miliona vetë jo vetëm me muzikën e filmit “Aleksis Zorba.” “Mikis ” i grekëve ndërroi jetë tani në Athinë në moshën 96 vjeçare . Shumë vetë e kanë lidhur emrin e Mikis Teodorakuis me filmin “Aleksis Zorbas” dhe sirtakin e famshëm. Por kompozitori i njohur ka kompozuar shumë vepra të tjera moderne. Teodorakis e dha koncertin e parë në moshën 17 vjeçare. Gjatë pushtimit nazist ai luftoi kundër trupave gjermane, kurse në luftën qytetare greke të vitit 1946-1949 iu bashkua kampit të majtë. Ai u arrestua disa herë si kundërshtar komunist i regjimit, u torturua madje edhe u varros për së gjalli.Në vitin 1970 Teodorakis u dëbua në ekzil, por rebeli grek vazhdoi të kompozojë e udhëtojë nëpër botë. Në vitin 1974, pas fundit të diktaturës ushtarake, ai u kthye në Greqi, ku u prit si hero. Me këngët e tij ai prekte zemrat e grekëve. Kështu shumë grekë e këndojnë ende sot me entuziazëm këngën e tij “Imaste dio”.Lufta e Teodorakis drejtohej gjithmonë kundër barbarisë dhe shtypjes. Në vitin 1986 ai themeloi së bashku me kompozitorin turk, Zülfü Livaneli Komitetin e Miqësisë Turko-Greke për t’i dhënë fund armiqësisë shekullore mes dy vendeve fqinje. Të dy artistëve iu desh të dëgjonin shumë akuza si tradhtarë të kombit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF