Një tragjedi e rende tronditi Milanon në Itali, ku një vajzë 11 muajshe është mbytur përpara syve të nënës së saj ndërsa hante kos.
Vogëlushja me origjinë egjiptjane ishte me të ëmën në shtëpi dhe gjithcka dukej normale deri në momentin që pati gëlltiti kosin, nuk arrinte më të merrte frymë. E ëma e traumatizuar kërkoi ndihmën e fqinjës, e cila njoftoi menjëherë ndihmën e shpejtë. Edhe pse vajza u dërgua në spital me urgjencë, ishte shumë vonë sepse kur mbërriti atje kishte ndërruar jetë. Mjekët po përpiqen të kuptojnë se cfarë ndodhi që asaj iu bllokuan rrugët e frymëmarrjes.



















