I njohur për faktin që thotë gjithmonë atë që mendon, shumë i drejtpërdrejtë në komente, gazetari i “Good Morning Britain” Piers Morgan u largua nga puna vetëm pse tha publikisht se nuk besonte që Meghan Markle ka pasur problem të shëndetit mendor dhe të familja e të shoqit ta kishte trajtuar keq, sic pretendoi ajo tek intervista e dhënë Oprah Winfrey. Dukesha menjëherë pas kësaj ngriti padi ndaj Morgan tek Ofcom (Office of Communication), por pas një shqyrtimi të kujdesshëm ajo i dha të drejtë gazetarit. Ofcom doli në përfundimin se gazetari thjesht tha mendimin e tij dhe ka të drejtë ta bëjë këtë. Morgan e quajti këtë një fitore të fjalës së lirë ndaj princeshës Pinoke ( gënjeshtare) sic e quajti ai Meghanin, duke insistuar sërish se tashmë është e qartë se akuzat e saj ndaj familjes mbretërore, nuk qëndrojnë.



















