Në depratamentet e programacioneve në televizione prej ditësh ka nisur puna për çeljen e sezonit të ri. Data 6 shtator duket se është zgjedhur për pjesën më të madhe të programeve si rifillimi i sezonit.
Rudina Magjistari me siguri pasi ka kopsitur puntatën e parë të “Rudina” pak ditë para së hënës i ka kushtuar kohë vetes duke sjellë një pamje më të freskët teksa ka lyer dhe ka prerë flokët.
Ndonëse mikpritësja e “Rudina” vijon t’i qëndrojë besnike ngjyrës biond të flokëve, një bojë më e çelur dhe një prerje e lehtë e balukesh ka dhënë menjëherë efektin ‘ëoë’ sapo Magjistari postoi në instagramin e saj një foto me ‘look-un’ e ri.
Dhe duket vërtetë bukur!



















