Ditën e djeshme Fjodora Fjora zbuloi se cikli i programit ‘Chic’ u mbyll dhe se ky sezon i ri do ta gjejë moderatoren në një ekran të ri e me një projekt të ri. Duket se Fjodora do të jetë përballë kolegeve të saj të programeve të pasdites, pasi së shpejti do të nisë një emision çdo ditë në TVSH.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fjodora nëpërmjet bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj në instagram.
Kujtojmë që në fashën e orari të pasdites ‘përballë’ moderatores Fjora janë koleget e saj Rudina Magjistari, Bieta Sulo, Evi Reçi etj.



















