Fansat e ciftit e pritëm me ngazëllim deklaratën e tij të fundit për Norën, që i bëri të mendonin se Nora dhe Roberti mund të jenë kthyer bashkë.
“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”, qe shprehur Roberti. Nora megjithatë ia vuri kapakun njëherë e mirë.“Nuk e di sa eshte e rruges te sqarohem per heren e 1oo-të, por ne fakt me shume me shqeteson mendesia sesa shkrimet per raportet tona me Robertin. E kam thene, do ta them dhe do vazhdoj te mbroje cdo ndarje kur femijet jane ne me , lumturia e tyre eshte primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet )….. Une do vazhdoj te kaloj kohe me babin e Renees perderisa ajo eshte e lumtur, ndersa ne raportet tona personale s’ka ndryshu asgje pervec nje miqesie korrekte…. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja me shume te ishte vedijesues”, ka shkruar këngëtarja.



















