Veprimi i një nuseje në Shtetet e Bashkuara ka përcarë internetin. Dedra McGee lidhi kurorë me Doug Simmons. Por pas dasmës së saj si nëpër ëndrra, gruaja e re u zemërua me disa të ftuar që nuk shkuan në darkë dhe nuk e njoftuan në kohë për mungesën e tyre. Debra i ka dërguar një faturë me vlerë 240 dollarë, duke i treguar se cifti i është dashur të paguajë dhe për vendet që ishin zënë për ta. “Në fillim e konfirmuar pjesëmarrjen dhe vendet tuaja u caktuan. Meqënësë nuk telefonuat e nuk njoftuat në kohë se nuk do të ishit të pranishëm, kjo është shuma që na detyroheni për faktin se vendet tuaja u vendosën dhe ne paguam për to”, ka shkruar nusja në faturë.



















