KreuCelebrity

Parfumi i preferuar i Kate Middleton mban aromë limoni!

Askush se çfarë parfumi përdor ekzaktësisht Kate Middleton, por një takim që Dukesha e Kembrixh realizoi pak ditë më parë, disa treguan se ajo mbante aromë qitroje e limoni.

Aromat e agrumeve janë ideale për rastet e pranverës, dhe gjithashtu janë emocionuese! A mund të jetë kjo arsyeja që qëndron pas humorit të mirë që Dukesha ka gjithmonë?

Emma South, Eksperte e Aromave dhe  dhe Stilit të jetesës, tregon se një aromë e ndezur agrumesh ka fuqi të veçanta, dhe se në përgjithësi aromat lidhen me humorin tonë.

“Është e vërtetë që aromat tona lidhen me humorin dhe kujtimet tona, por çfarë mund të jetë një aromë që jep humor të mirë  për një person mund të jetë krejtësisht e ndryshme për një tjetër.  Por në mënyrë universale, agrumet njihen në aspektin e aromaterapisë; për fuqitë që kjo aromë ka në të ndjerit mirë, energjikë dhe optimist”; shpjegon Emma.

Nuk mund të vëmë bast, por nuk përjashtohet mundësia që paraqitjet e qeshura të Kate Middleton në çdo dalje të saj të jetë nga parfumi që ajo përdor.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF