KreuCelebrity

Për herë të parë në ekranet shqiptare; 5 programet e reja që do të shohim këtë sezon!

Edhe fare pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e sezonit të ri televiziv, teksa televizionet shqiptare kanë ndezur motorët për një sezon të rifreskuar.

Ndërsa shumë prej programeve nuk do të kenë ndryshime në moderimin apo formatet e tyre, ky sezon do të sjelli tek publiku 5 programe dhe spektakle të reja pjesa më e madhe e të cilave do të shfaqen për herë të parë në ekranet shqiptare.

 

 

 

A post shared by Love Show (@lovestory_tvklan)

“Love Story 2”: Ndonëse ky është edicioni i dytë i programit të dashurisë në Tv Klan, kësaj here spektakli do të vijë krejtësisht i rinovuar me një format më të moderuar. Ndryshe nga edicioni i parë, produksioni kësaj here ka menduar të ketë në fron një princ dhe një princeshë që do të miklohen nga dhjetëra djem e vajza që do të luftojnë për t’u fituar zemrën. Nga ana tjetër edhe ‘Daily Love Story” do të jetë një mini-spektakël që do të transmetohet çdo pasdite në Tv Klan. Për më shumë do të na duhet të presim mesin e tetorit!

 

 

A post shared by Big Brother Albania (@bigbrotheralb_vip)

“Big Brother VIP”: Është pritur shumë dhe komentuar po aq shumë. Pyetja që e ka shoqëruar më së shumti moderatoren Arbana Osmani prej vitesh është ‘kur do të nisë Big Brother; A do të ketë më Big Brother’! Dhe ja më në fund gjithçka është kopsitur dhe shtëpia më e famshme në Shqipëri së shpejti do të mirëpresi banorët e saj që kësaj here do të jenë të gjithë të famshëm. Ndonëse nuk është dhënë ende një datë fikse se kur të nisë reality-show që do t’i shfaqë VIP-at të survejuar nga kamerat 24 orë në 24, mendohet se tetori është muaji që do nisë transmetimi.

“VIP dado” është një tjetër reality-show që do të nisë transmetimin së shpejti në Top Channel. Sfida do jetë sërish me të famshmit shqiptarë, të cilët do të shfaqin në ekran aftësitë e tyre si kujdestarë fëmijësh. Ky format vjen pas suksesit që pati transmetimi i tij në Kosovë sezonin e kaluar. Moderimi i “VIP dado” në Top Channel i është besuar Edi Manushit dhe gazetares nga Kosova Anita Haradinaj.

“Kutia e fundit” do të ketë rikthimin e saj, kësaj here në ekranin e Abc News. Dyshja karizmatike Enkel Demi Edi Oga do të bëhen sërish bashkë për të risjellë edhe një herë suksesin e lojës së famshme. Mbetet për t’u parë nëse pauza e gjatë e programit do t’i shërbejë programit për rikthimin e shkëlqimit.

 

 

A post shared by @gocadhegra

“Goca dhe Gra” është një tjetër program që do të shfaqet për herë të parë në Top Channel. 4 vajza dhe gra të moshave dhe profesioneve të ndryshme do të japin mesazhe të forta të emancipimit të gruas. Në promon e publikuar thuhet se vajzat do të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje edhe mbi taka.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF