KreuCelebrity

Dua Lipa refuzon ftesën për në “Met Gala”

Për shkak të pandemisë eventi i përvitshëm i modës Met Gala këtë për herë të parë nuk u mbaj si tradicionalisht në muajin Maj por do të mbahet të hënën e 13 shtatorit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndonëse e ka marrë një ftesë për të qenë e pranishme në një ndër evenimentet më të rëndësishme ndërkombëtare, fatkeqësisht ajo nuk do të mund të jetë e pranishme.

Këngëtarja 26-vjeçare, e cila për herë të fundit ka bërë paraqitjen e saj në tapetin e “Met Gala” në vitin 2019, thuhet se ka refuzuar një ftesë për mbledhjen e fondeve në Nju Jork, e cila do të zhvillohet më 13 shtator, për shkak të xhirimeve të filmit “Argylle”.

Xhirimet për filmin e Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar dhe Dua do të luajë së bashku me Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson. Filmi bazohet në romanin me të njëjtin emër të Ellie Conëay.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF